Kuvend/ Berisha: Rama po bllokon vendosjen e shtatores së Rugovës, turp i tij

434
Mosvendosja e shtatores së Ibrahim Rugovës, për ish kryeministrin Sali Berisha shihet si një akt që mban firmën e kryeministrit aktual, Edi Rama. Për Berishën, ky është turp i Ramës.
“Dua të dënoj qendrimin antikombëtar të Edi Ramës për mosvendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës…Se ku e ka kap Rama inatin me Rugovën nuk e di, por kjo është turpi i tij. Shtatorja pret të vendoset në Kosovë shkoi dhe s’ja përmend emrin atij. Tani nuk duron dot shtatoren e tij në Tiranë. Ky është pasardhës i atyre që donin ta ekzekutonin Rugovën, sepse kishte mbështetës Berishën. Por ky ishte urdhër nga Beogradi, se Ramiz Alia i kishte shkrirë shërbimet me Milloshevicin. Që nga ajo kohë, vijon urrejtja patologjike e një neobllokmeni ndaj tij. Ai ishte mes gjithë shqiptarëve më shumë se kushdo tjetër njeri i paqes e mirëkuptimit, një intelektual i klasit të parë”,- tha ai
Sigal