Kuvend, Ahmetaj: Ligji për koncensionet, instrument i sipërmarrjes për zhvillimin ekonomik

171
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi se ligji i ri për koncensionet është një instrument në dorë të sipërmarrjes dhe administratës për zhvillimin ekonomik. Duke folur në Kuvend për ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat”, ministri Ahmetaj ritheksoi faktin se koncensionet në vend nuk janë zhvilluar.
Sipas tij, janë dhënë më shumë se 400 koncensione në HEC-e nga qeveria e mëparshme, por vetëm 100 prej tyre janë në fazë zbatimi. Ahmetaj akuzoi qeverinë e mëparshme se zvarriste procedurat e koncensionit deri në 272 ditë. Po ashtu ai vuri në dukje se në dokumentacionin e koncensioneve të dhëna nga qeverisja e djathtë kishte abuzivizëm, pasi u miratuan koncensione vetëm me projekt-ide.
“Koncensioni i skanimit të mallrave në dogana është skandaloz”, deklaroi Ahmetaj. Kreu i MZHETTS-it u shpreh se vetëm koncensioni i Aeroportit të Rinasit rezultoi i mirë ndër vite. Ai, tha Ahmetaj, përmirësoi imazhin e Shqipërisë, ndërsa informoi se qeveria është në negociata të avancuara me koncensionarin për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve me jashtë.
Ligji i ri parashikon procedura të sakta për dhënien e koncensioneve. Shkurton kohën nga 272 ditë në maksimumi 145 ditë duke e përputhur atë me elementët procedurial. Kompanitë duhet që të paraqesin studimin e fizibilitetit. Për ofertat e pakërkuara do të ketë një bonus deri në 30 %”, sqaroi ministri Ahmetaj. Po ashtu sipas tij, parashikohet krijimi i regjistrit të koncensioneve pasi deri tani nuk ka ekzistuar.