Braçe: Koncensionet që kushtonin 260 milion euro PD i shiti 4900 lekë

537
Deputeti Socialist Erion Braçe është treguar shumë i ashpër në deklaratat e tij teksa në Kuvend diskutohej projektligji për koncesionet. Braçe ka akuzuar qeverinë e mërparshme se nuk është treguar korrekte me dhënien e konçensioneve dhe se ka abuzuar me dhënien e tyre.
Ai ka thënë se PD i ka shitur konçensionet që kishin vlerë 260 milion euro për 4 qind e 90 lekë (një redbull dhe dy bejkrollsa)
“Keni miratuar edhe transferimin e aksioneve me urdhër të këtij ministri që është këtu. E keni shitur konçensionin prej 260 milion euro për vetëm 4 qind e 90 lekë (një redbull dhe dy bejkrolls)”, – tha Breçe.
Braçe ka vijuar me akuzat ndaj opozitës teksa ka thënë se politika e privatizimeve e konçensioneve e ndjekur nga ta nuk ka qenë as korrekte e as ligjore.
“Politika juaj e privatizimit e konçensimit të pronës publike nuk ka qenë as korrekte e as ligjore.
Privatizimi i kompanisë së naftës mund të më thoni a ishte sukses? Doli që nuk ishte këshu. Por rezultoi një dështim spektakolar.
Privatizimi i Alpetrolit solli një dëm shumë të madh ekonomik.
Privatizimi i KESH. Ishte një kosto shumë e madhe në këtë sektor.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të hidrokarbureve nuk mund të jetë sukses. KLSH ka raportuar një dëm shumë të madh fiskal 11.7miliard lekë të reja . Dëm në 5% të prodhim kombëtar.
Kromi: Dhatw 290 leje për vrima , leje minerare që jo vetëm nuk kanë përmirësuar por edhe kriminalizuars sektorin e hidrokarbureve dhe minraleve sepse për të shkuar atje duhet të marësh me vetë forcat e ushtrisë për tu përballur me bosat e këtyre vrimave”, – tha Braçe. 
Teksa fliste për rëndësinë e ligjit të ri për konçensionet, Braçe tha se ligji synon thithjen e sa më shumë investimeve të huaja dhe rritja e vëmendjes ndaj bujqësisë si një faktor shumë i rëndësishmëm nëekonominë e vendit.
“Është ligj i rëndësishëm që synon thithjen e investimeve të huaja në sktorë kyç të ekonomisë. Dhe ekonomia shqiptare ka nevojë për ta për ti kthyer në para në buxhet e para për të gjithë qytetarët. Ligji bën disa përmirësime:
-Vendos afate të qarta ligjore për paraqitjen dhe miratimin e koncesioneve.
-Përcakton qartë autoritetin kontraktor që të mos hyjnë elementë të tjerë. – Përcakton vlerën ekonomike.
-Shton bujqësinë si një nga fushë me rëndësi shumë të madhe për ekonominë kombëtare.
Nuk do preken pronat e qytetarëve por synon që në tokat publike të krijohet mundësia e krijimit të fermave bujqësore”, – tha më tej Braçe.
Sigal