Kush do ta çojë në gjyq KQZ-në për 4,3 milionë euro për dështimin e projektit elektronik

443
Sigal

32 numërues, 8 anëtarë të KZAZ-së 13 , 3 nga kryetarët  dhe 2 nga sekretarët e qendrave të votimit në KZAZ-në 15 në Lezhë, janë çuar për ndjekje penale nga KQZ-ja.  Nga njëra anë, kjo është e drejtë. Por, pyetja shtrohet: Kush do ta çojë në gjyq KQZ-në për shpërdorimin e 4,3 milionë eurove që u  harxhuan nga dështimi i projektit të zbatimit të numërimit elektronik  në Qarkun e Fierit dhe identifikimit elektronik në Qarkun e Tiranës? E vetmja përgjegjëse e këtij dështimi është kjo KQZ me 4 anëtarë dhe Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, e cila ndoqi një procedurë të dyshimtë në tenderimin e dhënies të projektit elektronik firmës spanjolle, për të cilën PS-ja ka ngritur edhe padi penale pranë prokurorisë të Tiranës. Përse deri tani prokuroria e Tiranës ka heshtur?