“Kthehem kur të ikë Rama nga pushteti”, Basha “dhëmbë për dhëmbë” me kryeministrin

444
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka replikuar në rrjetet sociale me Kryeministrin Edi Rama, pas mesazhit të këtij të fundit se opozita po mbron informalitetin.

Basha, nga profili i tij në Fb, është kundërpërgjigjur:
“Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite:

oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit.

Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit. 

Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.”

Replika erdhi pas mesazhit të Ramës, ku thuhej: 
“Opozita front në mbrojtje të informalitetit. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm.

Asnjë biznes pa TVSH = Fund mashtrimit me lekët e popullit.

Biznesi i vogël do të vijojë të ketë zero,Tatim Fitimi, por do të duhet të marrë çdo mall me faturë dhe të shesë çdo mall me kupon.

Askush nuk mund të hajë më pas shpine as konsumatorin, as shtetin; gjithkush atë që meriton, gjithkujt atë që i takon.”

Sigal