Kryetari i PD-së Basha i kërkon ndihmë SHBA për vettingun në politikë

511
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Znj. Elisabeth Millard, të cilës i shprehu shqetësimin “për përkeqësimin e të gjitha standardeve të demokracisë dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar në Shqipëri”. “Lidhjet e politikës me krimin janë kthyer në shqetësimin kryesor në vend, sepse sot kriminelë dhe banda të rrezikshme kontrollojnë qeverisjen dhe përfitojnë shumicën e parave dhe aseteve publike. Në një vend ku krimi dikton vendimmarrjen – theksoi zoti Basha – nuk mund të flitet për institucione të pavarura dhe standarde demokratike”. Kreu i opozitës shprehu vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund pastrimit të politikës nga krimi duke kërkuar ndihmën dhe mbështetjen edhe të SHBA në këtë proces jetik për vendin dhe të ardhmen e vendit.