Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti në takim lamtumire Ambasadorin e Bashkimit Evropian z. Ettore Sequi

513
Sigal

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në takim lamtumire, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Ettore Sequi.

Kryetari i Kuvendit duke vlerësuar maksimalisht punën dhe kontributin e Ambasadorit Sequi në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, i shprehu atij mirënjohjen për miqësinë dhe përkushtimin personal ndaj Shqipërisë në vite.

Ambasadori Ettore Sequi i shprehu z. Meta kënaqësinë dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer në vite duke theksuar se Shqipëria përfaqëson një vend mik dhe të veçantë në karrierën e tij diplomatike. Në këtë kuadër z. Sequi vuri në dukje se kontributi i tij në funksion të axhendës evropiane dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë do të vazhdojë edhe pas përfundimit të misionit të tij në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit Meta i uroi suksese Ambasadorit Sequi në detyrën e tij të re pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane dhe nënvizoi se Italia ka rëndësi të veçantë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe rajonit.