Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës Federale të Gjermanisë z. Klaus Schilie

426

Sigal

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, takohet me Kryetarin e
“Parlamentit të Shtetit” të Landit të Schleswing Holstein të Republikës
Federale të Gjermanisë z. Klaus Schilie

 

Kryetari i Kuvendit të
Shqipërisë z. Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Landit të Schleswing Holstein të Republikës
Federale të Gjermanisë u prit në takim Kryetari i Parlamentit të Shtetit z.
Klaus Schlie

Gjatë takimit z. Meta shprehu
kënaqësinë për këtë vizitë dhe falënderoi për takimin duke nënvizuar nivelin e
shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Ai vlerësoi marrëdhëniet
ndërparlamentare si instrument të rëndësishëm për të forcuar dhe konsoliduar më
tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve duke shprehur bindjen se edhe kjo
vizitë do t’i shërbejë këtij qëllimi.

Kryetari i Kuvendit shprehu
mirënjohjen dhe vlerësoi kontributin e Gjermanisë për mbështetjen e Shqipërisë
në rrugën e saj të integrimin në Bashkimin Evropian.

Z. Meta dhe Z. Klaus Schlie
ndanë bindjen se forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të
Shqipërisë dhe Parlamentit të Landit të Schleswing Holstein i shërben forcimit
të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve në të
ardhmen.

Në këtë kontekst të dy
Kryetaret inkurajua intensifikimin e kontakteve mes dy institucioneve homologe
nëpërmjet shkëmbimit të vizitave reciproke edhe institucionalizimit të tyre
nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi.

Z. Meta shprehu vullnetin për
një bashkëpunimin të drejtpërdrejtë me Landin e Schleswing Holstein duke
shfrytëzuar potencialet në fushat e bujqësisë, turizmit, industrisë së
peshkimit, tregtisë dhe transportit detar, energjisë së rinovueshme si dhe në
fushën e kërkimit shkencor.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta,
e ftoi Kryetarin e Parlamentit të Shtetit të Landit të Schleswing Holstein z.
Klaus Schlie të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë, ftesë e cila u prit me kënaqësi.