Kryesia e PS, Spiropali: Kemi shkarkuar disa kryetarë degësh

642
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë dhe Grupin parlamentar të Partisë Socialiste në një takim të përbashkët.

Pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali u shpreh se ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal me qytetarët dhe po bëhet një analizë e punës së drejtorëve dhe qeverisjes në territor.

Elisa Spiropali tha se janë shkarkuar disa kryetarë degësh të PS, por sipas saj lista do bëhet publike në një moment të dytë.

“Vihet re një shkëputje nga disa territore dhe drejtuesve politikë u është kërkuar prezencë  e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët. Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale, por edhe qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje. Është e rëndësishme që paralelisht te punohet dhe me familjen tonë të madhe politike në territor. Ne kemi shkarkuar disa kryetarë degësh të PS, por nuk e kam listën. Ajo do bëhet prezente më vonë” – tha Spiropali.

Burimet nga mbledhja bëjnë me dije se disa nga kryetarët e PS në rrethe që janë shkarkuar janë në Delvinë, Selenicë, Memaliaj dhe Cërrik.

Dje në mbledhjen e grupit, Rama foli ashpër duke kritikuar punën e drejtorëve të institucioneve të ndryshme.