Kryeparlamentari Meta nisi vizitën zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, pritet nga Kryetari z. Yu Zhengsheng

195

Gazeta Telegraf/

Kryetari
i Kuvendit, z. Ilir Meta nisi vizitën e tij zyrtare në Republikën Popullore të
Kinës. Pritet në takim nga Kryetari i Konferencës Konsultative Politike të
Popullit Kinez, z. Yu Zhengsheng

Kryetari
i Kuvendit, z. Ilir Meta nisi sot vizitën e tij zyrtare në Republikën Popullore
të Kinës me ftesë të Kryetarit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit
Kinez, z. Yu Zhengsheng.


këtë vizitë, z. Meta shoqërohej nga një delegacion i gjerë i përbërë nga Ministri
për Bujqësinë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond
Panariti, si dhe anëtarë të grupit parlamentar të miqësisë, Shqipëri-Republika
Popullore e Kinës.

Kryetari
i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit fillimisht në takim nga Kryetari të Konferencës
Konsultative Politike të Popullit Kinez, z. Yu Zhengsheng, të cilit i shprehu
vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunim midis dy vendeve në
të gjitha fushat.

Gjatë
bisedimeve mes dy delegacioneve, Kryetari Meta kërkoi që marrëdhëniet dypalëshe
miqësore tradicionale të ridimensionohen në kushtet e zhvillimeve të reja
globale.

Duke
u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, dy palët mirëpriten investimet kineze në
Shqipëri përfshi ato në kuadër të Nismës së rëndësishme të bashkëpunimit 16+1.

“Interesi
reciprok në rritje mes dy vendeve kërkon të zgjerohet bashkëpunimi  edhe në fusha të tjera sidomos atë të
shkëmbimeve tregtare, në bujqësi, turizëm, arsim, kulturë”, – nënvizoi z. Meta.

Kryetari
i Konferencës Konsultative të Popullit Kinez, z. Yu Zhengsheng u shpreh se Kina
i është shumë mirënjohëse Shqipërisë, që e ka mbështetur atë në rimarrjen e
vendit të saj në OKB.

“Shqipëria
është një vend i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe
si e tillë mbetet aktive në kuadër të nismës bashkëpunimit 16+1”, – theksoi z.
Yu Zhengsheng.

Z.
Meta theksoi edhe njëherë qëndrimin zyrtar të palëkundur të Shqipërisë në
mbështetje të politikës të një Kine të vetme, Republikës Popullore të Kinës!


përfundim të këtij takimi,  Kryetari i
Kuvendit, z. Ilir  Meta ftoi Kryetarin e
Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, z. Yu Zhengsheng për një
vizitë zyrtare në Shqipëri.