Kryeministri Rama: Vendet e punës i siguron sipërmarrja, jo qeveria. Ja plani ynë

547
Sigal

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendet e punës i siguron sipërmarrja dhe jo qeveria. I pranishëm në një konferencë kombëtare të punësimit, kreu i qeverisë tha se qeveria ka ndërmarrë një nismë ku parashikohet që në periudhën 2018-2021 që të ketë një rritje të shifrave të punësimit.

Teksa pranoi se në vend ka të rinj të papunë dhe që janë në kërkim të saj, Rama tha se shumë kompani ofrojnë vende të lira.

“Shumë shqiptarë në moshë punë nuk janë aktiv në tregun e punës, një pjesë e tyre janë në kërkim. Sot nuk ka dhe këtë e them me përgjegjësi asnjë kompani të madhe shqiptare, ku kam parasysh të gjitha kompanitë që klasifikohen si biznes i madh, që s’ka vend pune. Në çdo kompani, në çdo derë të çdo kompanie po të trokasësh do shohësh se ka vende pune. Problemi më i madh i tyre është aftësia specifike për mbulimin nevojave të këtyre vendeve të punës. Nuk ka një zgjidhje, por domosdoshmëri mbetet arsimi profesional. Nëse kjo reformë do ishte bërë 20 vigte më parë, sot do ishim në siutatë tjetër. Rilindja e sistemit profesional dhe rritja e numrit të nxënësve ka filluar të japë edhe shenjat e para të përfitueshmërisë së sistemit. Vendet e punës i krijon sipërmarrja dhe jo qeveria. Në periudhën 218-2021 shpresojmë të kemi rritje të shifrave të punësimit. Me punësim real dhe më të lartë”, tha Rama.