Presidenti Meta në takimin me Milo Gjukanovic/ E vlerësoj praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit

389
Sigal

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanovic.

Presidenti Meta ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë takim, si edhe praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit, duke e cilësuar si një aktor kyç në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

I lumtur të takohem në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. E vlerësoj praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit, duke e konsideruar një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e historike midis dy vendeve tona