Kryeministri po bën “gjyqet” e drejtorëve, nuk po dëgjon hallet e banorëve

514
Fakte të hidhura sociale-ekonomike, për të cilat “Rilindja” duhet të marrë masa për zgjidhje urgjente
Përparim HALILI
Ngarkesa e madhe shqetësuese sociale-ekonomike e cila po shtohet për keq në çdo vit, nuk po bëhet tematikë e dëgjesave publike, që kryeministri po zhvillon nëpër qendrat e banuara. Se sa reale janë këto “dëgjesa”, kjo provohet me dëshmitë e shumta të banorëve, të cilët thonë se kryeministri vjen për të dëgjuar popullin për hallet që ka, por “dëgjon” vetëm ata që përgatiten paraprakisht nga ministrat edhe deputetët, qysh përpara se të vijë kryeministri në “dëgjesë”. Në mos kjo është porosi e dhënë nga kryeministri, ky fakt dihet prej tij dhe duhet ta ndaloj, mbasi nuk informohet për realitetin por për “lustrat” që i servirin deputetët e zonave, me qëllim për të krijaur përshtypjen false se gjoja në banorët në zonat e tyre “janë të lumtur, duan kryeministrin dhe qeverinë”! Në këto takime, kryeministri duhet të shkojë për të dëgjuar problemet konkrete kanë banorët e zonave e jo të bëjë mbledhje partie me podium ministrat, deputetët, kryetarët e PS dhe me “popull” anëtarët e PS që përshëndesin fitoren e “Rilindjes”! Kemi parë nëpër kronikat e “dëgjesave”, individë që kërkojnë tapi për ndërtimet e paligjshme, që “mallkojnë” dhe kërkojnë largimin e drejtorëve të LSI, që lavdërojnë drejtorët e PS dhe kryeministri jep urdhra si të jetë “Tuç Maku” i prefekturës, rrethit, qytetit, komunës e fshatit! Por nuk shikon dhe nuk dëgjon hallet e shumta social-ekonomike që kanë njerëzit, të cilët nuk kanë lidhje postesh as me zyrat e shtetit, as me bosët e pushtetit! Nuk dëgjon faktin, që fshatrat nuk kanë ujë për vaditje. Nuk dëgjon faktin që zonat rurale nuk kanë rrugë dhe për këtë shkak u digjen pyjet, pemëtoret, ullishtat e kullotat! Nuk dëgjon faktin, që në fshatra nuk ka mjekë e infermierë! Nuk dëgjon faktin, që tregjet janë mbushur me ushqime vrasëse që prodhohen ilegalisht në Shqipëri e që futen nga importi me letra cilësie të falsifikuar! Nuk dëgjon faktin, që KEMP-et në prefektura dhe KEMP-i Epror tallet masakron invalidët e vërtetë edhe pa këmbë e pa duar, me vajtje-ardhje të kota nga zona në prefekturë e deri në Tiranë disa herë dhe nuk u japin pensione! Nuk dëgjon faktin, që në qytete nuk ka asnjë pikë ujë e fshatra nuk ka energji elektrike e shkolla. Banorët e çdo zone, kanë probleme shqetësuese sociale, që duhen dëgjuar dhe trajtuar me zgjidhje e jo me shënim në “blloqet defterë-bakall të dëgjesave…
Sigal