Kryemadhi: Protestat do vazhdojnë, Rama nuk shpëton dot

624
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paralajmëroi se do të vazhdojnë protestat.
Kryemadhi: Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment. Protestat nuk janë thjesht thirrja e qyretarëve, kemi protesta tek minatoret, tek naftëtarët, tek banoret e Fierit, keni protesta tek gjimnazistët dhe studentët. Mos u çudisni, çdo ditë e më shumë urrejtja ndaj po shtohet.
Sa i përket “çizmeve, Kryemadhi tha: 
“Sot i kisha këpucët me takë të rëndë, mos u shqetësoni”
Ajo shtoi se normaliteti i seancave parlamentare do të kthehet kur parlamenti ti kthehet kushtetues.
Kryemadhi: Rikthimi normal i seancave parlamentare do të jetë në momentin që parlamenti do ti kthehet kushtetutës. Data 18 dhjetor ka shënuar shkeljen e kushtetutës dhe një dhunim të jetë politike shqiptare.
Sigal