Kryemadhi në VOA: Ngritja e Kushtetueses, zgjidhja e krizës

106

Intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për VOA-n

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është zgjidhje për krizën politike

Me çfarë të drejtë Dvorani boton vendimet e KED. Në çfarë ligji është bazuar për të botuar në fletoren zyrtare vendimet e KED. Sepse, sipas ligjit, është e shkruar në Kushtetutë, nuk ekziston mundësia, hapësira ligjore që Dvorani të botojë publikimet e vendimeve të tyre. Kush është personi për të cilin ai ka bërë këtë gjë. Cilat janë lidhjet e Dvoranit me drejtoreshën e qendrës së publikimeve. A mos ndoshta bashkëshortja e Maks Haxhisë është drejtoresha e publikimeve dhe nuk ka publikuar dekretet e Presidentit dhe publikon vendimet e Dvorani që janë të paligjshme?! A mund të ketë një lidhje midis avokatit të Saimir Tahirit dhe Dvoranit dhe të gjithë kapjes së procesit të Gjykatës Kushtetuese?! A është kjo një tendencë që prej disa muajsh është kapur ky proces? A është ky qëllim i Ëngjëll Agaçit, i Maks Haxhisë, i Dvoranit, të cilët janë përdorur nga Rama për të mos lejuar që të ngrihet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi prej 2 vitesh, pra për vitin 2017-2018, derisa të vinte shansi që të vinte Dvorani për t’u bërë Kryetar i KED dhe më pas të bënte të gjitha kriteret për kandidimin e vet nga Parlamenti?! A vjen gjithë ky proces për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të tillë që z. Dvoranit t’i vijë përsëri mundësia në KED e radhës për të kandiduar dhe për të qenë Kryetar i Gjykatës Kushtetuese?!

Znj. Kryemadhi ka një sërë interpretimesh në tryezë, nga mazhoranca, opozita dhe Presidenti. Do duhet të sqarohen…

Unë nuk mendoj që ka ndonjë gjë për të sqaruar. Znj Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë që është avokati i Saimir Tahirit.

A është ai vendim i djeshëm, një moment nga Gjykata Kushtetuese për të njohur si anëtare znj. Marsida Xhaferllari, një moment që shërben për ta zgjidhur këtë ngërç?

Unë nuk jam juriste, unë di të them vetëm që: Gjykata Kushtetuese u ngrit. Tanimë ajo ka një proces dhe shumë çështje për të diskutuar. Që nga dekretet e Presidentit, që nga zaptimi i zyrave të Kryetarëve të Bashkisë. Që nga ligji për dividentit, ku duhet parë, cilët janë përfituesit kryesor të këtij ligji që miratoi në mënyrë të falsifikuar z.Rama. Që nga ligji për koncesionet Gjykata Kushtetuese do të ketë një punë shumë të madhe për të zhvilluar dhe për të ecur përpara si dhe për të rikthyer në normalitet institucionet shtetërore.

Po punoni me këtë Komisionin e Reformës?

Ne po punojmë me partnerët tanë, me alternativat tona dhe me shumë institucione të tjera.

Si mendoni ju, si do mund të zgjidhet kriza politike në Shqipëri?

Zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të parakohshme?

S’ka rëndësi se si janë.