LSI i kthen përgjigje Ramës: Fole si Ramizi në 1989, pa zgjedhje të lira nuk vazhdon dot

522
Deklaratës së Ramës në Asamblenë e PS për vazhdimin e koalicionit me LSI, i është përgjigjur kjo e fundit.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama thotë se kryeministri dhe ministrat e tij, analizat e qeverisjes në këto 4 vite, duhet t’i bënin bashkë me LSI-në dhe jo sipas tij me eufori të njëanshme.
Teksa bëri një vlerësim për situatën aktuale dhe shkarkimin e 4 ministrave nga Rama pak kohë më parë, kreu i grupit parlamentar të LSI pohoi se Bledi Çuçi nuk duhej hequr nga posti i ministrit për Pushtetin Vendor.
“Retorika patetike e PPSH-se se 1989-es nuk na ndihmon për Shqipërinë Europiane. Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë së bashku jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-në ministri më i suksesshëm Bledi Çuçi që drejtoi reformën administrative. Bledi Cuci ministri me i suksesshëm, nuk duhej shkarkuar. Ne socialistet qe mbajmë mend Libofshem nuk mund t’ja leme kauzen e zgjedhjeve te lira çadrës se Saliut. Zgjedhjet e lira e pluraliste kauza jone e madhe.”, tha Rama. 
Sigal