Kryebashkiakë dhe deputetë, të skeduar në trafiqe

467
Duket, se afrimi i datës 21 korrik 2016, të shpallur si dita e “bekimit” të reformës në drejtësi, përveç betejave politike brenda pozitës e opozitës, po nxjerr në dritë edhe fakte që nuk janë bërë publike, për shkak se janë mbajtur sekret për institucioneve e shërbimeve të huaja, që i kanë zbuluar e po tentojnë t’i përdorin në heshtje, me qëllimin për ta finalizuar reformën në drejtësi në datën e shpallur e madje, të diktuar edhe prej ndërkombëtarëve “të fuqishëm”. Sipas informacioneve, shërbimeve të huaja speciale e ato diplomatike, mësohet se në bashkëveprim me disa struktura të besuara të shtetit shqiptar, kanë nisur prej disa kohësh operacionin “vota për reformën në drejtësi”, duke synuar e tentuar praktikisht, të sigurojnë sa më shumë vota deputetësh për të votuar reformën. 

Një ambasadë e huaj në Tiranë, pjesë kryesore e NATO, në përmbushje të misionit të saj të “padukshëm”, ka nisur të hetoj “CV” e disa deputetëve të listuar si të damkosur me njolla krimesh gjatë aktivitetit brenda Shqipërisë dhe sidomos në shtetet e tjerë, me qëllim për t’i futur në “dorë” si votë e imponuar dhe e sigurtë. Madje, kjo ambasadë, në bashkëveprim me shërbimet e huaja dhe me struktura speciale lokale brenda vendit, ka shkuar edhe më tej, duke ideuar e arritur të hetoj edhe njollat e familjarëve të këtyre deputeteve të disa deputetëve të që kanë “votë të dyshimtë” për shkak e se e “dredhin” si karakter, ose për interesa të tjera. Gjithë ky skenar, është bërë e vazhdon të mbahet aktiv si skemë, me qëllimin për t’i përdorur “bëmat” e zbuluar të këtyre lloj deputetësh si presion psikologjik, me qëllim që t’i detyrojnë heshturazi që të “ulin veshët” e të shkojnë si “delet” për të votuar PRO reformës në drejtësi. Ndryshe, do t’u bëhet drejtësi për “krimet e harruara” që kanë bërë jashtë e brenda Shqipërisë, duke u hapur dosjet dhe duke i çuar përpara drejtësisë shqiptare e asaj të huaj. Të gjendur përballë këtij “mirëkuptimi”, këta deputetë kanë pranuar të hedhin “kokrrën” pro reformës e paraprakisht, duke qëndruar si “skutha” në qoshet e tyre. 

Deri sot është hartuar një listë me 15 emra deputetësh të tillë, të cilët rezultojnë me dosje krimesh të çdo lloji si mbështetës të krimeve në emigracion, si tutorë e tregtarë prostitutash, si “pastrues” e falsifikues vlerash financiare, si trafikantë droge, armësh e makinash e pse jo edhe si organizatorë dhe përfitues financiar të të ardhurave prej grabitjeve e kontrabandës ekonomike. Lista me këto emra, përmban deputetë e familjarë të tyre, disa edhe drejtues shteti e pushteti lokal, të cilët janë skeduar e janë penalizuar për krime në shtete si Mali i Zi, Itali, Zvicër, Qipro, Serbi, Greqi, Rusi, Maqedoni, Turqi etj. Këtë listë me emrat e 15 deputetëve të damkosur, ambasada e huaj në Shqipëri ua ka bërë publike dhe ua ka dorëzuar nga një kopje institucioneve shtetërore shqiptare që janë me preferencë besueshmërie të lartë tek kjo seli diplomatike. Aktualisht, ky aksion hetimor ishte një projekt që do të vihej në shërbim të sigurimit të votave për miratimin e reformës më 21 korrik 2016, nisur prej frikës së dështimit të këtij votimi, për shkak të ekzistencës së klaneve e interesave që kanë mbërthyer deputetë shqiptarë të ndarë në grupe, të cilët me këtë rast, duket se janë përfshirë në një merkato me kahje nga pazari më i lartë, ose interesi në aspektin e jetëgjatësisë së tyre në parlament. Faktikisht, kjo skemë dha rezultat, mirëpo ky aksion “diplomatik” doli jashtë loje, jo se nuk pritej të bënte efekt në datën 21 korrik, por për shkak të vizitës së zonjës Nuland e cila në emër të SHBA hodhi dhe la në tavolinat e politikës shqiptare një tjetër “plan veprimi” për miratimin e reformës. Gjithsesi, skenari me listën e 15 deputetëve të damkosur nuk u hodh në “kosh”, përkundrazi po mbahet gati, për çdo të papritur që mund të ndodh përpara datës 21 korrik 2016.
Sigal