Kronologjia/ 6 vite mashtrimet e Ramës për negociatat

473
Sigal

Historia e qeverisjes së Edi Ramës është mbi të gjitha një mashtrim lidhur me hapjen e negociatave. Ai erdhi në pushtet me premtimin se ato do të hapeshin që në vitin e parë të qeverisjes së tij. Pasi në opozitë kishte bllokuar tre ligjet e famshme duke i kushtëzuar me qarkun e Fierit, si kryeministër ai shpresoi se kjo pengesë kishte rënë.

Por, problmet filluan shumë më shpejt.

Tre vite pas fillimit të qeverisjes, në nëtor 2016, deputeti gjerman i CSU CDU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit të Çështjeve të BE-së në Bundestag, erdhi në Tiranë dhe i bëri të ditur Kryeministrit Rama mendimin e shumicës parlamentare gjermane kundër hapjes së negociatave me BE-në, duke parashtruar shtatë kushte për të marrë pëlqimin gjerman për hapjen e tyre.

Në vend që të reflektonte, Rama, që atëherë mbante një monolog të përjavshëm në Facebook e sulmoi Krichbaum dhe pretendoi se zërat e deputetëve si ai kudo në Gjarmani, Holandë apo Austri janë të parëndësisëhm (mos e humb videon poshte ku sulmon edhe Lapsi.al). Ai pretendoi se vendimin për hapjen e negociatave e marrin krerët e qeverive dhe jo parlamentarët e vendeve të BE-së.

Në fakt, do duheshin tre vjet që Bundestagu sikurse i ka numeruar Lapsi.al, të shtonte edhe më shumë kushte se Krichbaum, që Rama ti quante kushtet normale dhe vendimin e parlamentit gjerman si fitore.

Por gjithësesi do të vinte dita që shefi i qeverisë të hapte shampanjën, të dekoronte ambasadorët me thirrjen: Negociatat u hapën. Po ti kthehesh sot qëndrimeve të tij ato duken qesharake. Në 26 qershor të 2018 ai shkroi në Twitter se Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen ne portën e BE, duke u tallur edhe me ata që ishin treguar skeptike ndaj rezultateve të rilindjes (poshtë).

Pas vendimit të Këshillit Europian në qershor 2018 Rama pretendonte se Këshilli kishte vendosur që negociatat do të hapeshin në qershor 2019 dhe takimi i qershorit 2019 ishte thjesht një takim formal për të shënuar fillimin e negociatave. Për ta bërë sa më të besueshëm këtë pohim, ai dhe zëdhënësit e tij deklaruan se Komisioni Europian ka filluar procesin e ashtuquajtur “screening”, analizën e gjendjes aktuale të legjislacionit dhe standardeve për të vlerësuar se cilat janë çështjet që duhet te negociohen.

Në fakt, në verën e 2018 opinioni u nda në dysh, në ata që bërtisnin “data, data”, dhe ata që thoshin se po s’u plotësuan kushtet, negociatat mund të mos happen dhe data e caktuar në dhjetor 2019 për të filluar bisedimet mund të binte.

Gjendja ku jemi sot e tregon qartë se kush mashtroi një vit e ca më parë.

I kapur në mashtrime të njëpasnjëshme Rama do fillonte të ndryshonte gjuhën duke thënë se ngelja në klasë e Shqipërisë ishte më shumë problem i brendëshëm i BE sesa mosrealizim i objektivav nga qeverisja e tij. Por sa më shumë Shqipëria binte në humnerë, aq më shumë tek perendimorët fitonte pikë obsioni i ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia dhe shanci i hapjes së negociatave vetëm për Shkupin. Madje edhe kryeministri Zaev arriti të deklarojë se vendi i tij mbahej peng nga ne. Por për të kuptuar se sa herë ka mashtruar Rama në këtë poces është mirë të shihet kjo video, ku kryeministri bën përgjegjëse njëherë Europën dhe njëhertë PD për të njëjtin mossukses të tij.

Po e njëjta histori zinxhiri mashtrimesh do të përdorej edhe në rastin e Holandës. Qeveria Rama nuk i morri kurrë parasysh paralajmërimet e Hagës për kriminalitetin Shqiptar. Madje daullexhinjtë e kryeministrit këtu i bënin shantazh këtij vendi duke kujtuar se konsumonte më shumë drogra se ne, se porti i Rotërdamit qe hambari i narkotikëve të Europës, se ne veset i kishim eksportuar prej andej. Rilindja nuk reflektoi, për rezikun e JO-së për negociatat, as kur mori goditjen e parë. Rama e shpërfilli vendimin e parlamentit holandez në prill të këtij viti, për rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Përgjigja e Ramës si gjithmonë: kanë hallin e politikës së tyre të brendëshme pra zgjedhjeve europiane, u justifikua Rama (video).

Por zgjedhjet përfunduan, Dhe përpos kësaj i njëjti parlament votoi JO dhe për negociatat. Nga parlamenti kryeministri përsëriti gënjeshtrën: “Në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë ceshtje e Shqipërisë është trajtuat si një ceshtje e politikes së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi“, tha Rama.

Por këto alibi rezultuan gënjeshtra të pasta. Sepse po të kishte hallin e politikës locale Holanda do ti trajtonte ashtu sikurse Franca njësoj edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë. Por ajo i tha PO Shkupit duke vërtetuar se e ka me mosukseset tona dhe jo për hallin e saj.

Dhe sikur të mos mjaftonte ky kalvar 6 vjeçar gënjeshtrash qe Lapsi.al i ka mbledhur, kur u bind se as këtë tetor, negociatat që i kishte premtuar që në vitin e parë të qeverisjes, sërish nuk do të hapeshin, Kryeministri pa pikë turpi bëri statusin e Radhës: Në datën 19 tetor dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen”.