Prof.Dr.Tritan Shehu/ Jo vetëm 6,5 M Euro, por dhjetra miliona Euro per Check up-in janë shpenzime të “avulluara”

552
Sigal

Jo vetëm 6,5 M Euro, por dhjetra miliona Euro per Check up-in janë shpenzime të “avulluara”

Si e kam theksuar qe ditet e para te Check Up me 2014, ai eshte vecse nje manover qe “avullon” jo vetem ato 6,5 M Eurot qe flitet, por dhjetra miliona te destinuara per “ate” ne 10 vite.

Eshte nje procedure shume e kushtueshme e filluar pa asnje studim te thelluar, pa asnje precedence ne vendet e tjera te zhvilluara, duke anashkaluar sistemin paresor, duke keq perdorur pa pagese e tashme terrorizuar kapacitetet njerrezore te tij,etj.

Tashme mbas 3-4 vite aplikim, shpenzime gjigande per mundesite tona, te cilat mund te kishin ndryshuar cilesine e kujdesit tone paresor, nuk ka asnje publikim shkencor, asnje referim serioz, asnje komunikim zyrtar, asnje konkluzion teknik, organizativ, apo politik per te justifikuar qofte dhe formalisht cfare eshte bere.

Nuk ka asnje pergjigje te pyetjeve se cfare te re solli ky financim e impenjim, si influencoi ai ne kujdesin paresor ne vete vete apo ndaj pacientit, ne politikat tona shendetesore, cfare perfitime klinike e financiare u konkretizuan ne sistemin spitalor mbas ketj “debistimi”, cfare nevoja te reja nxorri ai per sistemin tone farmaceutik, cfare permiresoi ne invalidizimin e popullesise etj etj te tilla.

Asgje, vetem heshtje…

Kjo ndodh se nuk ka cfare te konkludohet nga nje procedure e tille, pervecse pak te dhenave siperfaqesore individuale per disa qytetare, mbas nje vepritarie te tille tashme ne vite, shume e kushtueshme, me konsumim te larte te resurseve njerrezore te kujdesit paresor publik dhe me te ardhura te medha financiare per privatin e PPP-se.