Kreu i KQZ-së, përplaset Partia Demokratike-Partia Socialiste

38

Kuvendi pas debateve të forta mes socialistit Damian Gjiknuri me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli ka vendosur të përjashtojë deputetin e PS-së, 2  javë nga punimet e Parlamentit. Kërkesa për masën disiplinore sipas Parlamentit u kërkua nga Komisioni i Ligjeve për sjellje të padenjë. Ndërkohë, shton se pas faljes së kërkuar nga deputeti socialist ka vendosur të ulë dënimin me nga 2 javë në 1 javë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit socialist, i cili duke e cilësuar vendimin të paligjshëm ka theksuar se ai gjatë mbledhjes së sotme denoncoi paligjshmërinë e saj. Gjiknuri pas njoftimit të Kuvendit akuzoi Kuvendin për shpifje duke mohuar faljen. “Pasi u njoftova për një masë disiplinimi në mënyrë të njëanshme vajta dhe dhashë shpjegimet që mbledhja ishte e paligjshme. Gjuha e përdorur ishte e paligjshme dhe çdo gjë e ndodhur nuk përbënte masë disiplinore. Çdo deklaratë e Kuvendit është shpifje për të marrë me të mira sedrën e Rusmajlit dhe nëse ka procedura atëherë ti faktojë . Kjo është sjellje e Enver Hoxhës që mirë që të ndëshkojnë, por pastaj edhe shpifin”,- deklaroi Gjiknuri. Opozita në Komisionin e Ligjeve ka kërkuar që kreu i KQZ-së të zgjidhet pasi të jenë zgjedhur anëtarët e këtij komisioni. Mbledhja e djeshme, në të cilën u miratuan edhe propozimet e LSI-së dhe të PBDNJ-së për anëtarët në KQZ u shoqërua me debate të ashpra mes palëve. Në mbyllje të mbledhjes, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka deklaruar për mediat se procedura që u tentua të përdorej për zgjedhjen e kreut të KQZ është në shkelje të ligjit.

Komisioni i Ligjeve miraton kandidaturat e LSI e PBDNJ për anëtarë të KQZ

Pas kandidatëve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste komisioni i Ligjeve ka miratuar sot edhe kandidatët e LSI dhe PBDNJ për anëtarë të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kandidaturat e LSI për anëtarë të KQZ-së janë Ilirjan Muho dhe Arben Shkëmbi, ndërsa ato të PBDNJ-së janë Jani Jani dhe Spiro Kuro. Këto forca do përfaqësohen vetëm me një kandidat në Kuvend, i cili do zgjidhet në Kuvend mes kandidatëve të sipërpërmendur. PS dhe PD do kenë secila nga dy anëtarë në KQZ. PS ka propozuar Denar Biba dhe Albana Shtyllan ndërsa PD, Vera Shtejfnin e Hysen Osmanaj për në krye të KQZ, ndërsa dy anëtarët e tjerë (njëra nga secila parti) do të dalin nga PBDNJ-ja si forca e dytë e koalicionit opozitar dhe LSI-ja, si forca e dytë e koalicionit qeverisës dhe do zgjidhen në Kuvend. “Anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të shumicës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të shumicës. Anëtari i gjashtë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës”, thuhet në germën “ç” të nenit 14 të Kodit.