KQZ vendos sot për fatin e mandateve të deputetëve Rehovica dhe Rakipi

39
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 13:00 për të marrë një vendim për ndërprerjen ose jo të mandatit të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi.
Dy ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kërkoi prokurorisë që ti vendosë në dispozicion gjithë praktikën e ndjekur për dy deputetët, duke e cilësuar kërkesën si të paplotë në informacion.
Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.
Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali.