KQZ diskutime për mandatet e dy deputetëve, Aqif Rakipit dhe Rehovicës

471
Sapo ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën do të vendoset për lënien ose jo të mandatit, dy deputetëve: z. Gledjon Rehovica të LSI-së dhe z. Aqif Rakipi të PS-së. Asnjëri nga deputetët nuk është i pranishëm në mbledhje, janë vetëm avokatët e tyre, që e kanë marrë fjalën me radhë.Theodhori Sollaku ka mbrotur klientin e tij Aqif Rakipi, kurse Ardian Visha, Gledjon Rehovicën.
Në mbledhje po shqyrtohet materiali shtesë që iu kërkua Prokurorisë së Përgjithshme për dy deputetët lidhur me verifikimin që ajo kishte kryer ndaj tyre në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit si dhe po dëgjohen avokatët.
Rehovica dhe Rakipi rezultojnë të ndaluar në Itali për vjedhje nën emra të rremë e të ndaluar nga drejtësia Italiane. Zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje në 3.11.1998 nën emrin Skënder Ejylbegaj dhe këtë ai s’e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. 
Po ashtu, Gledjon Rehovica, nën emrin Kusta Mina, është raportuar për vjedhjen e një dyqani në Itali në 27.02.1999, fakt që s’e ka deklaruar në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit.
FLET SOLLAKU, AVOKATI I AQIF RAKIPIT: 
Theodhori i Sollaku, avokati i Aqif Rakipit, foli i pari; ai mbrojti klientin e tij duke deklaruar se Rakipi as nuk është dënuar dhe as është dëbuar nga Italia. Ai kërkoi të pezullohet kërkesa e Prokurorisë. “Kërkesa e Prokurirsë është në shkelje të ligjit”, tha ai.
Sigal