KQZ: 12 ditë para zgjedhjeve janë emëruar më pak se 50% e komisionerëve të QV

424
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë sërish thirrje partive politike që të paraqesin pranë KZAZ-ve, propozimet për komisionerë të Qendrave të Votimit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, tha se ndonëse 12 ditë nga ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, janë emëruar më pak se 50% e komisionerëve të QV.
Sipas zëdhënëses së KQZ, afati për emërimin e tyre është tejkaluar dhe kjo sjell pamundësinë e trajnimit në kohë të komisionerëve.
DEKLARATA E PLOTE
Deklaratë e KQZ-së lidhur me propozimet e komisionerëve të QV-ve

Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, partitë politike po tregojnë të njëjten sjellje problematike në respketimin e afateve ligjore për depozitimin e propozimeve për komisionerë të Qendrave të Votimit.

Afati përfundimtar brenda të cilit duhej të ishin emëruar të gjithë Komisionerët e Qendrave të Votimit ka qenë data 5 qershor.

Sot, jemi 12 ditë para datës së zgjedhjeve dhe janë emëruar më pak se 50% e komisionerëve të QV.

Pavarësisht se janë ezauruar të gjithë rrugët e komunikimit (shkresor dhe verbal), vijon të mos ketë reagim nga Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike, Partia Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat janë dhe subjektet që kanë të drejtën për të propozuar komisionerë në QV.

KQZ i kërkon partive politike; Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Lëvizjes Socialiste për Integrim që të dorëzojnë menjëherë pranë KZAZ-ve, propozimet për komisionerë të Qendrave të Votimit.

Afati për emërimin e tyre është tejkaluar dhe kjo sjell pamundësinë e trajnimit në kohë të komisionerëve. Trajnimi i komisionerëve është një detyrim ligjor i ngarkuar nga Kodi Zgjedhor, në funksion të mirëadministrimit të zgjedhjeve, pasi vetëm komisionerë të trajnuar dhe njohës të mirë të ligjit mund të ruajnë standardet zgjedhore.


Sigal