Kosovë, përfundon pa marrëveshje takimi pozitë-opozitë për ‘demarkacionin’

68

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri pas takimit të
pozitës dhe opozitës ka thënë se ky takim kishte për qëllim që të dilnin pozitë
e opozitë me një deklaratë të përbashkët për Demarkacionin.

Ymeri ka thënë se ata kanë shkuar
me idenë që kjo do të nënshkruhet por ka shtuar se koalicioni qeverisës ka
ndryshuar qëndrim andaj nuk është arritur që të nënshkruhet deklarata.

Ai ka
thënë se opozita është pajtuar me draftin, me ndryshimet që janë bërë por sipas
tij, me një gjë të tillë nuk është pajtuar koalicioni qeverisës.


Përfundon pa marrëveshje takimi
pozitë-opozitë

Takimi në mes partive politike në
pozitë dhe opozitë lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, ka përfunduar pa
ndonjë marrëveshje.

Kështu ka thënë Jakup Krasniqi,
pas këtij takimi, duke shtuar se e vetmja çështje e diskutimit ka qenë
rishikimi i marrëveshjes por pozita nuk pranoi të rishikohet.

“Procedimi i kësaj çështje në
kuvend pas ditës sotme është e paarsyeshme”, tha ai.

Haradinaj nuk mund ta durojë
Mustafën, lëshon takimin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë
e Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin me kryeministrin Isa Mustafa dhe
subjektet tjera opozitare, duke thënë se Isa Musarafa foli si Murat Meha për
demarkacionin me Malin e Zi, gjë që Haradinaj nuk mund ta duronte.

Ai tha se qëndrimet e tyre janë
të njëjta dhe nuk ka ndryshime.

Haradinaj tha se arsyeja se doli
nga takimi është se ka obligime tjera. Kurse tha që kërkesa e tyre ishte që të
zgjidhet drejtë demarkacioni.

Takimi po vazhdon në mes
kryeministrit të Kosovës, partive opozitare dhe ambasadorëve të huaj që
veprojnë në Kosovë. Ata po flasin për draft deklaratën për liberalizimin e
vizave, si dhe demarkacionin me Malin e Zi. Takimi është duke u zhvilluar për
gati një orë.