Kosova: 68 milion dollarë për rrugët dhe troruaret e kryeqytetit

434
68 milion dollarë do të investoi kandidati i djathtë Halim Kosova për infrastrukturën rrugore të kryeqytetit konkretisht për rrugët trotuaret dhe ndriçimin e tyre. Këtë premtim doktor Kosova e bëri gjatë një tryeze për infrastrukturën rrugore në ambientet e hotel Tiranës,ku ndër të tjera të një rëndësie të veçntë ai theksoi edhe ndërtimin e 8 tregjeve brënda qytetit.
“Do të ketë rrugë urbane dytësore dhe vlera totale për rrugët urbane dhe rurale do të jëtë do të jetë 68 milion dollarë.Do të ketë rrugë të asfaltuara të cilave do ti ulim kostot kemi përllogaritur mbi 100 rrugë rurale ndërkohë që 140 km do të jetë distance e rrugëve që të rritet fshati.Do të kemi semaforë dhe sinjalistikë të specializuar”- u shpreh kandidati Kosova
Kosova gjatë takimit iu përgjigj edhe pyetjes nëse do të vazhdojë projekti për zgjatjen e Bulevardit të ri duke thënë se ai duhet të vazhdoi dhe politika s’mund ta pengojë një projekt në të mirë të qytetarëve.
“Vazhdimi i punimeve tëk Bulevardi duhet të vazhdojë.Unë mendoj se qyteti nuk ka nevojë vetëm për pyllin por dhe për plan rregullimi.Ka ngelur vetëm firma e ministrit të financave që është arsye elektorale.Është dukshëm e qartë që politika në shumë raste pengon projektet që mundësojnë vënde të reja pune dhe ky është një rast i qartë”- u shpreh Kosova gjatë fjalës së tij.
Sigal