Konflikti Kosovë-Serbi, reagon presidenti Nishani

465
Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një pritje me trupin diplomatik ku ndër të tjera, foli për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë duke u shprehur se kërkojmë ecje përpara dhe jo rikthim në kohët e errëta kur Millosheviç aplikonte spastrimin etnik.
“Mbajtja në fuqi nga Serbia e masave të Millosheviçit për Kosovën nuk i shërben frymës së pajtimit. Bllokimi i Kosovës në nivel rajonal dhe kombëtar bie ndesh me angazhimet e marra nga ata. Ne kërkojmë ecje përpara dhe jo kthim pas, në kohët e errëta kur regjimi i Millosheviçit aplikonte spastrim etnik”, tha Nishani.
Më tej Presidenti u ndal tek ecuria e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Hapja e negociatave me BE u kushtëzua me progresin në disa prioritete. Vendet anëtare të BE-së kërkuan më shumë progres nga Shqipëria. Zbatimi i reformës në drejtësi është sfidë për politikën dhe shoqërinë shqiptare”, u shpreh presidenti Nishani.
Sigal