Kolegji Zgjedhor: Nuk ndryshojnë mandatet në Qarkun e Lezhës

55

Kolegji Zgjedhor, pasi mbaroi  rinumrimin e 10 kutive të votimit të ZAZ-së nr.13 të qarkut të Lezhës, vendosr të mos ndryshojë mandatet, pasi në këto 10 kuti nuk kishin ndryshime të këtilla të votave, që të përmbysnin mandatet e nxjerra në fillim.  Në këtë proçes mungojnë përfaqësuesit e Partisë Socialiste të cilët nuk janë prezent në Kolegjin Zgjedhor. Kolegji ngriti  4 grupe të rinumërimit të këtyre 10 QV me specialistë të KQZ-së. Më herët, Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për rivlerësim dhe rinumërim total të votave të qarkut Lezhë. Kolegji vendosi të rinumërojë votat e 10 qendrave të votimit të ZAZ-së nr. 13, nga 258 që ka i gjithë qarku. Procesi i rinumërimit për këto QV u  zhvillua në selinë e Gjykatës së Apelit, ku funksionon trupa e Kolegjit Zgjedhor.