KLP interviston kandidatët për SPAK, por shumica e tyre ende nuk e kanë kaluar vettingun!

495
Sigal

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur zyrtarisht intervistat me 22 kandidatët për prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, apo siç njihet ndryshe edhe SPAK. Ky proces i cili është me shumë vonesë, tashmë po kryhet i përshpejtuar dhe në një kohë rekord për vetëm 5 ditë dhe po zhvillohet larg medieve, me dyer të mbyllura.

Prokurori i parë i marrë në pyetje ishte, Altin Dumani, drejtues i komanduar në Apelin për Krime të Rënda. Por Dumani, nuk i është nënshtruar ende procesit të vettingut. Gjithashtu mësohet se edhe prokurorët Anton Martini dhe Anita Jella, nuk kanë dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

I vetmi që e ka kaluar vetingun, nga 4 kandidatët të cilët do të pyeten ditën e sotme është prokurori Arben Kraja.

Referuar rregullores, që një prokuror të jetë pjesë e SPAK duhet që më para të ketë kaluar të gjitha instancat e vettingut; Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.