Tapë në timon, arrestohen në flagrancë 3 persona

498
Sigal

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, të cilët u kapën në flagrancë duke drejtur mjetin në gjendje të dehur.  Të arrestuarit janë shtatsit G.Dh, 41 vjeç,F.D., 61 vjeç dhe E.D, 35 vjeç.

Materialet proceduariale i kaluan Prokurorisë, ndërsa tre të arrestuarit do të përballen me akuzat  për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.

“Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Arrestohet shtetasi G.Dh, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar ciklomotorin “Kaëasaki” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin “Renault”. Arrestohet shtetasi F.D., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin “Alfa Romeo” në gjendje të dehur. Sarandë, arrestohet shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”-njofton policia.