Kim Mehmeti: Edhe lopën, nëse për çdo natë e çdo ditë e nxjerr në televizor e ngre në “vlerë ” kombëtare

450
Sigal

Kim Mehmeti: Edhe lopën, nëse për çdo natë e çdo ditë e nxjerr në televizor e ngre në rrafshin e “vlerës” kombëtare

Sot, edhe lopën që është lopë, e jo me ndonjë njeri, nëse për çdo natë e çdo ditë e nxjerr në televizor e nëpër mediat e tjera, mund ta ngresh në rrafshin e “vlerës” kombëtare dhe ta bësh të besueshme gënjeshtrën se ajo lëshon më shumë qumësht, kur e dëgjon himnin kombëtar!

Shumë nga të rinjtë shqiptarë, mbase gabimisht besuan, se vlera më e lartë e civilizimit perëndimor është zhveshja dhe se në jetë shkohet përpara me prapanicë e gjoks të nxjerrën jashtë! Andaj atyre me dashamirësi u duhet thënë, se trupi është fole ku prehet shpirti dhe, sado i bukur të dukesh nga jashtë, çdo gjë varet nga mençuria që ke në kokë dhe nga pasuria që ruan në shpirt! Më në fund, edhe shpendi e di se nuk mund të ruash zogj në fole të mbyllur nga të gjitha anët ku nuk rrezaton dielli, por as në atë që nga çdo anë e fryn era. Pra, as në fole, të cilës çdokush ia sheh të gjitha ndërthurjet dhe që mund ta prekë cilido që kalon pranë saj!.