Kicback me kosto të çfryra është edhe më i rrezikshëm

534
Sigal

Është folur pa fund, për çdo lloj koncesioni, sidomos të rrugëve me kosto të fryra dhe ndarjes së milionave prej diferencës së kostove reale dhe kostove të fryra midis klientit të preferuar dhe autoritetit që lejon qëllimshëm dhe miraton kostot e fryra, targetuar si asnjëherë tjetër autorietet i kryeministrit Edi Rama. Basha përdori dje për këtë termin “kickback” si  skemë e  vjedhjes së milionave të parave publike. Në fakt konçesionet me skemën “Kickback” më të rrezikshme janë ato me kosto të çfryra. Për këto nuk është folur fare, fare. Janë më të rrezikshme jo vetëm se kickback-u është më i madh, por nëse skema do lejohet, do prodhonte pasoja me humbje jetësh. Kickback me kosto tw çfryra janë konçesionet e inceneratorëve në Shqipëri. Pse? Një impiant incenerimi si ai konçesionuar në Fier, me kapacitet djegje 200 ton mbetje  në ditë,  që të mund të plotësoj standartet mjedisore në tregun ndërkombëtar koston afro 60 million Euro. Konçesionari ka kontraktuar incenerator me vlerë 15 milion euro (vlera e vërtetë mund të jetë edhe më pak) . Një incenerator me këtë vlerë nuk mund të siguroj asnjë lloj standarti dhe rrezikon shëndetin jo vetëm të banorve afër tij, por si rrjedhojw e ndotjes së zinxhirit ushqimor rrezikon popullsinë në masë të madhe e të pakontrolluar. Kjo nuk është aspak hipotetike. Inceneratori në Elbasan nuk punon. Nuk ka prodhuar asnjw KW energji elektrike, sicc u propagandua se do furnizonte qytetin e Elbasanit, deri sa u morrën nga shteti shumica e milionave. Në 2 vjet konçesionari largohet dhe aty mbetet inceneratori si gërmadh. Natyrisht skema kickback është kopsitur në kontratë, që edhe nëse grumbulli i hekurishteve nuk arrin të djegë mbetje, ose i djeg ato në mënyrë të papranueshme, skema kickback i qëndron edhe drejtësisë. Konkretisht në kontratë thuhet se do ndërtohet impiant për administrimin dhe trajtimin e mbetjeve dhe se impiante janw termo-impiante (domethwnw incenerator) ose impiante (dmth thjesht impiant qw nuk djeg mbetje). Kështu inceneratori mbetet fasadë, puna vazhdon me disa  përmirwsime në groposjen, apo në impiantin e landfillit, ndërsa kickback-u nuk preket. Kickback-u me kosto të çfryra po funksionon edhe në inceneratorin e Fierit, madje  me vlera edhe më të mëdha. Në një variant të përafërt duket se po funksionon edhe me incenerator të Tiranës. Pse opozita nuk flet për konçesionin e inceneratorëve me çfryrje kostoje, por vetën për ato me fryrje kostoje? Mos janë edhe njerëz të rëndësishëm të opozitës pjesë e shpikjes së kickback-ut me çfryrje?