Këlliçi me të rinjtë europianë: Zgjedhjet e lira, nevojë jetike për Shqipërinë

462
Gazeta Telegraf/

Konferenca në Austri:
Shqetësim papunësia dhe varfëria e të rinjve shqiptarë

 

Kryetari i Forumit Rinor
të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të
Kryetarëve të YEPP (Youth of European’s People Party), forumi i të rinjve të
Partive Popullore Europiane i mbajtur në Vjenë. Z.Këlliçi paraqiti para
drejtuesve të të rinjve të djathtë europianë nevojën jetike për zgjedhje të
lira dhe të ndershme në Shqipëri duke denoncuar fenomenin e blerjes së votës si
në rastin e zgjedhjeve në Dibër. Kreu i të rinjve demokratë foli për gjendjen e
rëndë ekonomike në vend ku mbi 40 % të të rinjve janë të papunë ndërsa një
pjesë e madhe e tyre duan të largohen nga vendi. Këlliçi mori mbështetjen e
drejtuesve të të rinjve të Partisë Popullore Europiane për përballjen e këtyre
sfidave të të rinjve shqiptarë. Ai u takua edhe me kryetarin e Junge ÖVP,
Forumit Rinor të Partisë Popullore Austriake dhe njëkohësisht Ministrit të
Jashtëm të Austrisë, z. Sebastian Kurz, me të cilin ndau nevojën për më shumë
bashkëpunim mes forumeve të të rinjve. 

Këshilli i kryetarëve të
YEPP miratoi një deklaratë në përundim të punimeve e cila u nënshkrua nga
krerët e forumeve rinore të 19 shteveve si; Austria, Hollanda, Hungaria,
Norvegjia, Finlanda, Kroacia, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Irlanda,
Shqipëria me titull: ‘For a neë European Centre Right’, pra për një qendër të
djathtë të re europiane. Kjo deklaratë e të rinjve të djathtë europianë i
kërkon Partive Popullore Europiane hapjen dhe modernizimin e strukturave
partiake, hapjen më shumë ndaj shoqërisë civile, ekspertëve, njohjen e gabimeve
të së shkuarës, etj.

Sigal