KE dërgon Ramën në Komisionin e Venecias për paketën anti-shpifje

457
Sigal

Këshilli i Europës dërgon paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias, duke kërkuar opinionin e saj pas debateve të shumta mes palëve politike. Dy projekligjet e kësaj pakete janë dërguar për shqyrtim në Komisionin e Venecias nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, specifikisht nga Komiteti i monitorimit, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e Kartës Evropiane, dhe demokracisë në shtetet anëtarë.

Paketa Antishpifje do të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias në muajin Mars të cilët do të japin opinion e tyre mbi dy projektligjet, nëse vërtetë cënojnë fjalën e lirë ashtu si pretendojnë gazetarët dhe presidenti i Republikës.

Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi sot dekretin e Presidentit Meta për paketën ‘Anti-shpifje’. Kjo paketë ligjore ka ngjallur shumë debate politike, por pavarësisht konstatimeve të vazhdueshme, ka mbetur e pa ndryshuar.

Qeveria e Shqipërisë dhe shumica socialiste në parlament kanë këmbëngulur se ajo ka mbështetjen e plotë të OSBE-së.