Katër kuksianë në burg pas protestës, këshilltarët bashkiakë nuk dorëzohen, letër Metës e Ramës

516
Këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës kanë kërkuar lirimin e 4 kuksianëve të cilët mbahen në burg pasi u vunë në pranga për sulmin ndaj kabinës ku ishin vendosur sportelet për pagimin e tarifës së rrugës së Kombit.
Ata i janë drejtuar me anë të një letre, Presidentit Ilir Metës dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë lirimin e 4 kuksianëve. Ata po ashtu kërkojnë ndërprerjen e procedimit penal për personat e tjerë.
Sigal

shi-53_1525768354-9151765


Ndër kryeministrit Edi Rama i kërkojnë që të anulojë tarifën për rrugën e Kombit, për të cilën kuksianët dolën në protestë.

Por protesta në fjalë degjenderoi në dhunë dhe përplasjes mes policisë dhe protestuesve, ku më pas policia vuri në pranga 23 prej tyre.

peticion-1_1525768354-2518579


Ishte Gjykata e Kukësit, që liroi 12 prej të arrestuarve, ndërsa disa javë më vonë, Gjykata e Apelit në Shkodër, la në burg vetëm 4.