Jozefina Topalli bën publike platformën e saj

606
Ish-deputetja e PD Jozefina Topalli do të bëjë sot publike platformën e saj. Topalli ka njoftuar se do të japë një konferencë shtypi në orën 14:00. 

Kundërshtare e hapur e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, pritet që të sqarojë pozicionin e saj në kushtet kur në PD është hapur gara për kreun e ri të partisë, nëse do të garojë edhe vetë apo do të mbështesë ndonjë kandidaturë apo do të bëjë thirrje për bashkim.

Më 27 qershor, pas humbjes së PD në zgjedhje, Topalli lëshoi thirrjen: “PD-së duhet më i dal zot!” Ajo shkroi në rrjetet sociale:

“Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.

Partise Demokratike duhet me i dal zot.

Ne nje situate si kjo , kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon ,sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hileqar , talles , tinzar , banal dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD .

Ne keto kushte, nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD -se demokrateve.

Ngrirja qesharake , antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerja qe i beri demokrateve, qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite, eshte e paprecedent dhe e pafalshme. Sa per dinjitetin qe kerkonte momenti , kjo nuk ka lidhje me Lul Bashe. Ai eshte” i paafte per t’ u turperuar.”
Sigal