Ja pse EULEX përjashtoi nga Kosova, Borchardt-in në 2014-n

305

Bernd Borchardt, shkarkohet nga Shefi i EULEX-it në Kosovë, ndërsa Soros e sjell si ambasador të OSBE-së në Tiranë, si mikun tij dhe të Edi Ramës

Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri me deklaratat e veta politike të bëra herë pas here, të cilat kanë qenë tërësisht të njëanshme, jashtë frymës diplomatike që duhet të ketë posti dhe detyra e tij, e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Megjithëse vjen nga një vend, si Gjermania, ku akte të tilla proteste, sikurse ato që ndodhin në Tiranë, as nuk përbëjnë shkelje, jo më të trajtohen si krime të padëgjuara, Borchardt vendosi t’i nënshtrohej logjikës autokratike të regjimit të Tiranës dhe t’i cilësojë si krime ordinere. Ajo që ndodhi të shtunën në mbrëmje, ku përfaqësia e OSBE-së ndërroi deklaratën e saj, pas reagimeve të shqiptarëve, të cilët e cilësuan “Të turpshme” e derdhi gotën, pasi Brend Borchardt pranoi ta degradojë statusin e tij: Nga një gjykatës që imponohet, në një zar që përdoret. Ai u involvua në këtë krizë, që nuk është në mandatin e tij, duke u bërë zëdhënësi i Ramës në thirrjet për dialog. Disa herë, ambasadori i OSBE-së Borchardt ka habitur e irrituar shqiptarët me qëndrimet e tij të njëanshme politike, në kundërshtim më statusin e diplomatit dhe me standardet demokratike, kur deklaroi se blerja e votës nuk cenon rezultatin, se Kodi Zgjedhor mund të votohet edhe pa opozitën (që s’kanë guxuar ta thonë aq troç as vetë socialistët), kur nuk flet fare për flet për degradimin e lirisë së mediave në vitin e fundit në Shqipëri dhe dhunën e ushtruar nga kryeministri ndaj gazetarëve. Mënyra se si ai e lejoi pushtetin të manipulonte me rastin e “kërcënimeve” ndaj tij, qe e turpshme. Disa pak qytetarë, nga portretet më të paqme që janë parë ndonjëherë, thjeshtë guxuan t’i thërrasin, se duhet t’i vijë turp. Ata nuk patën frikë t’ia shkarravitin këtë edhe në muret e shkallës ku banon. Ai e vuri veten me gaz në shërbim të propagandës. ai e rreshtoi veten në aradhën e diplomatëve që meritojnë përbuzjen. Jo thjesht për aktet që ka bërë, as për fjalët që ka thënë, por për mënyrën si ka lejuar ta shpërdorojnë.

Soros e sjell Borchardt në Tiranë, të ndihmojë kryeministrin Rama

Në 14 tetor 2016 u bë e ditur se Florian Rauning nuk do të jetë më në krye të prezencës së OSBE në vendin tonë, por do zëvendësohet nga një emër i njohur, Bernd Borchardt. Ishte vetë prezenca që e lajmëroi dy ditë më parë këtë gjë, teksa rikthimi i tij si ambasador ka ngritur shumë hije dyshimi. Ai ka qenë ambasador i Gjermanisë dhe ka ikur jo pa polemika. Ai ka përfaqësuar Gjermaninë kur ndodhi tragjedia e Gërdecit. Por mbërritja e tij në Shqipëri tregon se sa i fuqishëm është George Soros. Bernd Borchardt është një njeri i tij dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të fshihet pas këtij emërimi. Soros dhe Borchardt janë miq mes tyre, teksa ambasadori i ri i OSBE njihet për afrimitetin me Edi Ramën. Prezenca e tij pikërisht pak muaj pasi të zhvillohen zgjedhjet rrit akoma dhe më shumë rolin e Soros. Dihet se OSBE ka një fokus të veçantë te zgjedhjet dhe prania e Bernd Borchardt është një ngushëllim i mirë për socialistët. Diplomati gjerman pas përfundimit të misionit si ambasador në vendin tonë në periudhën 2007 – 2010 ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë si koordinator i stafit gjerman që shërbente në organizata ndërkombëtare., shkruan Agjensia e Lajmeve Sot News. Në dhjetor të vitit 2012 ai u emërua në postin e kreut të EULEX në Kosovë. Dihet tashmë se Soros ka kapur gjithë politikën shqiptare. Duket se tani miliarderi amerikan po fut duart dhe te ndërkombëtarët. Pushteti i tij në vendin tonë është absolut, si te PS ashtu dhe te PD. Edhe reformën në drejtësi ai tentoi ta bëhet sipas interesave të tij, por në momentet e fundit ju rrëzua plani. Tani është reforma zgjedhore dhe duket se dhe aty do të tentohet një gjë e tillë. Prania e Borchardt do jetë shumë interesante, pasi mbetet të shihet se çfarë qëndrimesh do të mbajë.

Shefi i EULEX-it u “përjashtua” nga Kosova, shkak një agjente e Shqipërisë!?

Në 3 tetor 2014 Bernd Borchardt nuk i ka përfunduar kontrata në Kosovë, si shefi i deritashëm i misionit EULEX por është larguar nga Kosova me arsyetimin zyrtarë se e ka gjetur një punë tjetër në Gjermani. Këtë arsyetim e dhënë edhe zyrtarët nga zyra për informim derisa mediet në Beograd në një shkrim të zgjeruar rreth largimit të gjermanit nga Kosova japin detaje të tjera që kanë shtyrë atë ta lëshoj misionin. “Z. Bernd Borchard, ish-shefi i misionit EULEX, është larguar për të filluar një punë tjetër në Gjermani. Ne nuk mund të komentojmë në lidhje me detajet tjera rreth personave të stafit të misionit”, ka thënë për Zëri, zëdhënësja e misionit EULEX, Dragana Nikolic Solomon. Borchard është larguar nga Kosova para më shumë se një jave. Në vend të tij, pozitën e shefit të misionit është duke e ushtruar zëvendësja e tij e deritashme. Këshilli i Evropës ende zyrtarisht nuk e ka zgjedhur zëvendësuesin e tij ngase procedura e largimit të Borchardt ka qenë shumë e shpejtë. Ndërkohë disa ditë më parë mediet serbe kishin raportuar se shefi i misionit të EULEX-it, Bern Borhard, për shkak të shkeljes së rregullave dhe procedurave dhe lidhjes me një agjente sekrete nga Shqipëria është larguar nga detyra e tij në Kosovë. Largimin e tij nga misioni sipas medieve serbe e ka kërkuar vet shteti gjerman, shkruan www.zeri.info