Ja lista e konkurruesve si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë

515
Sigal

Presidenti Bujar Nishani shpall 22 emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shpalli dje listën e konkurruesve, të cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se: “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani, në zbatim të ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë (si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për emërimin e zotit Alaudin Malaj si anëtar i Gjykatës së Lartë), si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore parashikuar nga pika 1 e nenit 3 të ligjit 151/2013”.

Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:

Kandidatë që vijnë nga radhët e gjyqësorit:

Astrit Kalaja

Entela Prifti

Fatos Qato

Luan Dervishi

Sokol Ngresi

Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:

Adnor Shameti

Artur Gaxha

Ermir Dobjani

Ervin Pupe

Fatmira Luli

Genti Shala

Gjet Kola

Ilir Panda

Luan Daci

Mimoza Kajo

Mimoza Margjeka

Petrit Kaja

Pranvera Strakosha

Prel Martini

Rexhep Bekteshi

Shpëtime Pitaku

Sokol Sadushi