Ish-Presidenti Mojsiu: Të konsultohen, kryeministri Rama dhe Presidenti Meta

490
Sigal

Ish-presidenti Alfred Moisiu mbrëmë ka deklaruar se, gjatë kohës kur ishte president ka pasur raste të ngjashme me presidentit Ilir Meta, i cili nuk dekretoi ministrin Sandër Lleshi. Ish-presidenti Moisiu u shpreh se ka refuzuar të firmosë për dy ministra në qeverinë e ish-kryeministrit Fatos Nano dhe për një ministër të ish-kryeministrit Sali Berisha. Mosiu theksoi faktin se është i rëndësishëm bashkëbisedimi ndërmjet palëve, pra midis presidentit dhe kryeministrit për një zgjidhje më të mirë.Për mua s’ka asnjë pengesë për të dekretuar Sandër Lleshin. Unë kam qenë në dy raste gati për të refuzuar, por pasi jemi sqaruar me kryeministrat i kam dekretuar. Shkëmbyem mendime dhe i konsumuam gjërat. Në mënyrë që asgjë të mos mbetet në errësirë. Nuk është diçka formale. Këto gjëra duhen konsumuar midis kryeministrit dhe presidentit.” – u shpreh ish presidenti Moisiu.