Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha denoncon pikturën në një mur të Tiranës

870
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka denoncuar përmes një postimi në facebook, pikturën në një mur në Tiranë. Sipas saj, piktura është shqetësuese, denigruese dhe perverëse. AJo akuzon pushtetin që ka lejuar që një vizatim i tillë, të jenë i pikturuar në një nga zonat më të populluara.

Postimi i plotë

Sot në portalin JOQ, një qytetar paraqiti si problem një vizatim në murin e një pallati banimi, në një nga zonat më të populluara në Tiranë. Realisht kam mbetur e shtangur teksa shikoj një vizatim pervers, shqetësues dhe denigrues deri në dhimbje. Nuk e di emrin e cilit artist përmban vizatimi, ai mund të jetë edhe me famë botërore, por kjo nuk ka asnjë rëndësi sepse vetëm një mëndje e sëmurë e këtij shteti mund të lejojë një pikturë të tillë t’i shfaqet qytetarëve cdo mëngjes teksa dalin nga shtëpia! E kam shumë të vështirë të mendoj se si do t’i përgjigjej një prind fëmijës së tij kur ta pyes: “Cfarë do të thotë kjo pikturë?” Më trishton mendimi që ne edukojmë një shoqëri me kulturën se dhuna është normalitet, se të poshtërosh një grua është vlerë! Ky është po aq krim shtetëror sa çdo skandal tjetër që ka mbuluar këtë qeveri. Krim që duhet dënuar me cdo cmim!