Ish-kryeministri Berisha takon Ali Ahmetin, diskutojnë për marrëveshjen e Ohrit

485
Sigal

Ish-kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kreun e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. Që në nisje të takimit mes dy politikanëve, Berisha përgëzoi Ahmetin për zgjedhjet e përgjithshme dhe fitoren në këto zgjedhje të BDI. Ka qenë ish-lideri i PD-së ai që ka shpërndarë një njoftim në “FB”.

NJOFTIMI I BERISHËS
Te dashur miq, mbrëmë prita në një takim Kryetarin e BDI-së në Maqedoni, zotin Ali Ahmeti, i cili shoqërohej nga deputeti Artan Grubi dhe bashkëpunëtorë të tij. Në këtë takim përgëzova kryetarin e BDI-së, Ahmeti për zgjedhjet e përgjithshme dhe fitoren në këto zgjedhje të BDI, si parti politike me mbështetje më të gjere nga shqiptarët në Maqedoni. Gjithashtu shpreha keqardhjen për humbjen e 9 vendeve në parlament nga zgjedhësit me origjinë shqiptare për shkak të përcaktimeve ligjore në dëm të tyre. Shpreha vlerësimet për të gjitha arritjet e BDI, shqiptarëve dhe kontributin e tyre thelbësor në zhvillimet në Maqedoni. Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të përpjekjeve të forcave politike shqiptare në Maqedoni për një horizont të ri ne zbatimin e plotë marrëveshjes se Ohrit dhe zhdukjes së çdo forme diskriminimi të shqiptarëve në Maqedoni, gjë që do t’a bëj këtë vend më të lirë dhe më stabël. Në këtë takim u theksua gjithashtu domosdoshmëria e investigimit, dokumentimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në të shkuarën ndaj shqiptarëve, pasi heshtja ndaj tyre nuk premton të ardhme të qartë. Takimi ishte i hapur dhe kaloi në frymë të plotë mirëkuptimi.