Ish-ambasadori i BE në Tiranë, Sequi, zgjidhet shef kabineti i ministrit Di Maio

603
Sigal

Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, është emëruar shef i ri i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Luigi di Maio, njëherësh kryetar i forcës populiste të kahut të majtë, Lëvizjes “5 Yjet”.

Sequi, 63 vjeç, është një diplomat karriere, i përzgjedhur nga Di Maio, që nga ana tjetër ka një mungesë tërësore përvoje në këtë fushë.

Sequi ka nisur mandatin e tij si amabasador në Tiranë në janër të vitit 2011, pak ditë pas protestës së 21 janarit të organizuar nga opozita e atëhershme, Partia Socialiste, pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Ambasadori bëri thirrje vazhdimisht që procesi gjyqësor mbi këtë çështje të përfundonte në kohë dhe në mënyrë të pavarur, duke vënë drejtësinë në vend. Pas seancave maratonë, dy personave kryesore që qëlluan, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi, u shpallën të pafajshëm dhe premtimi i PS-së për shpënë në qeli përgjegjësit, rezulton ende i pambajtur.

Sequi u diplomua në Shkencat Politike në Universitetin e Cagliari në vitin 1981. Ai u bashkua me Ministrinë e Punëve të Jashtme fillimisht si vullnetare në karrierën diplomatike në vitin 1985.

Pas vitit të parë në Institutin Diplomatik, ai punoi si sekretar i legatës në Drejtorinë e Përgjithshme për çështjet Ekonomike, në 1994 ai u transferua në Kombet e Bashkuara në Nju Jork si sekretar i parë, derisa u emërua në kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme në vitin 1998.

Pas dy vitesh ekspieriencë në Tiranë dhe më pas në Kabul në vitin 2004, më pas Sequi u transferua në gradën Ministër i plotfuqishëm, duke shërbyer në Afganistanin dhe Pakistanin nga viti 2008 deri në vitin2010. Ai më pas ai drejtoi Delegacionin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në Shqipëri.

Që nga 20 korriku 2015 ai ka qenë në Pekin si ambasador italian në Republikën Popullore të Kinës.