Spitali përfshihet nga zjarri i madh, alarmohen autoritetet gjermane

474
Sigal

Si pasojë e një zjarri i cili përfshiu spitalin e Duseldorfit, në Gjermani, një person ka ndërruar jetë dhe 72 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkaku i zjarrit në Spitalin Marien është ende i paqartë.

Raportohet se fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën, ndërkohë në vijim ato janë përhapur në pesë katet e spitalit, raporton “The Local”.