Sigal

Largimi, ose zyrtarisht dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendëshëm u shoqërua nga një deklaratë në dukje amorfe, ku nuk shpjegohej asnjë nga arsyet konkrete të “përfundimit të parakohëshëm të misionit”. Por gjithësesi, po të kalohet në filigran teksti i ish ministrit, përmban një msazh të nëndheshëm për publikun. Ai deklaron se në krye të një ekipi me integritet dhe profesionalizëm  “kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra”.

Xhafa nuk e specifikon se cilat janë këto suksese po e rëndësishme në këtë frazë është fakti që ai theskon se ato konsideroheshin të pamunduara edhe në kohën që drejtonte ministri i brendëshëm më jetgjatë i demokracisë, Tahiri, me mbështetjen e plotë të Ramës. Pra kjo dyshe që ka drejtuar rendin 3 fishin e periudhës që e udhëhoqi Xhafa, sipas tij ka ashtu si paraardhësit ka dështuar.