Integrimi në BE, Rama takohet me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin

475
Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur një takim sot paradite me Christian Danielsson, Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian në Bruksel.

Mësohet se takimi ka në fokus ecurinë e integrimit europian të vendit dhe Danielsson e ka riafirmuar vullnetin e BE-së për të mbështetur perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE.

Takimi synon edhe që koordinohen hapat përgatitorë drejt Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste në kuadër të procesit të Berlinit.
Sigal