Idrizi: Mbështetje rinisë dhe sipërmarrjeve të vogla, votoni nr. 34

427
Pas mbylljes së fushatës elektorale në të gjithë Shqipërinë, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet vendosi të kalojë ditën e fundit përpara heshtjes zgjedhore, në dy aktivitete të ndryshme në kryeqytet. Ai mori pjesë fillimisht në “Kupën Çamëria”, e organizuar për herë të parë nga Shoqata Çamëria, me pjesëmarrjen e ekipeve “Tirana B” dhe “Valbona”, si edhe të ekipit të sapoformuar “Çamëria”, që nga viti i ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Tretë. Kupa “Çamëria” u fitua nga ekipi me të njëjtin emër, i cili mundi në finale ekipin “Tirana B”. Medaljet dhe kupën për fituesit dhe ekipin që zuri vendin e dytë i ndau kreu i PDIU-së, i cili gjatë fjalës së tij, nxiti të rinjtë të merren me sport dhe veçanërisht me futboll.
“Është kënaqësi e veçantë që ne ta shohim emrin e Çamërisë në bluzën e një ekipi futbolli, siç është ky sot. Unë ju ftoj të merreni me sport, të merreni me futboll sepse nësa ka një gjë që e formon njeriun përveç identitetin dhe besimin tek zoti, është sporti. Ju kalit jo vetëm fizikisht, mendërisht, duke ju heq nga rruga e cila shumë herë ka befasira jo shumë të mira, por mua sporti më ka ndihmuar shumë, më ka dhënë shumë gjatë gjithë jetës sime, më ka dhënë kurajo, vensosmëri që të mos tërhiqem nga vështirësitë sepse ju e dini që nuk është e lehtë që të jesh sportist, kështu që unë ju uroj më të mirën, të merreni me sport dhe të bëheni futbollistë shumë të mirë” – uroi Idrizi.
Pas këtij aktiviteti, z. Idrizi vizitoi Tregun Çam në qendër të kryeqytetit, ku u takua me bizneset e atyshme dhe u përshëndet nga kalimtarë të rastit. Gjatë bashkëbisedimeve, sipërmarrësit e tregut Çam shprehën shqetësimin për gjendjen në të cilin ndodhet ky treg, një treg simbol i kapitalizmit në Shqipëri, teksa është tregu i parë i çelur në vend, pikërisht nga familje të ardhura nga Çamëria. Idrizi shprehu mbështetjen e PDIU-së për modernizimin e tregut çam, nëpërmjet punës së këshilltarëve të PDIU-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe ftoi të gjithë të mbështesin PDIU-në, duke votuar nr. 34 më 21 qershor.
Sigal