Mero: Vota në 21 Qershor është votë për familjet, fëmijët, për një Korçë dinjitoze

396
Dita e fundit e fushatës së kandidatit Gjergj Mero u përqëndrua në takimet përmbyllëse në fshatrat Mborje, Dvoran, Belorta dhe Dishnicë. Një entuziasëm i madh, shpresë, shtrëngime duarsh dhe emocione të forta, ishte panorama mikpritëse e çdo takimi. Kandidati Gjergj Mero tha se këto fshatra mbështesin dhe votojnë Partinë Demokratike pasi besojnë tek forca politike e lirisë, e zhvillimit të tregut të lirë, e ngritjes së biznesit, tek vizioni evropian i lidershipit të saj dhe mbajtjes së fjalës së dhënë. 
Duke dëgjuar banorët për vlerësimet dhe dallimet e mëdha mes krizës që jetojnë dhe zhvillimit të fshatit e prodhimeve bujqësore në tetë vite qeverisjeje të Partisë Demokratike, kandidati Mero tha se vota në zgjedhjet lokale është votë për çdo korçar, për çdo vatër familjare, për shpresën e një jete më të mirë të fëmijëve në fshat dhe qytet.
Duke shpalosur programin e tij për zhvillimin e fshatit kandidati Mero shpjegoi sërish projektet konkrete për shpëtimin e fermave nga falimentimi, ngritja e sistemeve efikase vaditëse,mbarim të asfaltimit të rrugëve, celjen e tregjeve dhe punishteve agropërpunuese, punësimit dhe subevcionimit të familjeve në nevojë, kanalizimeve dhe shtimit të shkollave me mbështetje të projekteve ndërkombëtare për Korçën.
“Çdo votë për PD-në dhe kandidatin e saj do të përkthehet përkushtim, mirënjohje, mbështetje jo vetëm ndaj votuesve tanë por ndaj çdo qytetari e banori fshatrash të majtë ose të djathtë, tha kandidati Mero, për shpëtimin e familjes së tij nga varfëria, për një qytet të zhvilluar e fshat me ekonomi konkurruese. Bashkia e re do të jetë shtëpia e hapur dhe mikpritëse për të gjithë qytetarët dhe banorët e Korçës , të cilët do të gjejnë tek kryetari i saj avokatin dhe njeriun e ndershëm e të përkushtuar për hallet dhe problemet e tyre.
Sigal