Haxhinasto-Rann: Shqipëria vend tërheqës për investitorët e huaj, veçanërisht në infrastrukturë

395
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti në një takim ambasadorin e Australisë në Shqipëri, Michael David Rann, rezident në Romë. Në takim ministri Haxhinasto e njohu ambasadorin me ecurinë e reformave, duke u ndalur te reforma e ujit, një nga më të rëndësishmet në këtë sektor. Ministri Transportit dhe Infrastrukturës nënvizoi se, këto reforma do sjellin shërbime më cilore për qytetarët.
Nga ana e tij, ambasadori i Australisë, David Rann, tha se Shqipëria është një vend tërheqës për investitorët e huaj, veçanërisht në infrastrukturë dhe se po punon për të sjellë grupe financiare të interesuar për investime në Shqipëri. Ambasadori e vlerësoi si shumë të rëndësishme reformën në drejtësi, duke e konsideruar si një reformë që do sjellë garanci për investitorët e huaj.
Sigal