Haki Çako në Forumin e Romës: Kufijtë të jenë barriera të pakalueshme për kriminelet, na duhet bashkëpunim

428
Sigal

Drejtori i Policisë së shtetit Haki Çako tha se trafikantët e drogës eksperimentojnë me avionë të vegjël dhe mjete lunduruese. Gjatë një takimi me prefektin e policisë italiane Franco Gabrielli, Çako u shpreh se këto forma do të luftohen pa kompromis.

Çako: “Kanalet e ngritura (Interforza në Tiranë dhe oficerët e kontaktit në Bari e Romë) janë duke dhënë rezultate të shkëlqyera në drejtim të kapjes së të kërkuarve, parandalimit të vrasjeve, kapjes së trafikut me gomone e me mjete të tjera që trafikantët kanë filluar të eksperimentojnë, si avionë të vegjël e motora uji.  Kjo është shenjë e një luftë pa kompromis që së bashku po bëjmë.”

Në forumin e Romës, ku Çako mori pjesë tha se kufitë duhet të kthehen në barrirera për kriminelët.

Çako: T’i kthejmë kufijtë  tanë në barriera të pakalueshme  për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë.

Në një tavolinë të rrumbullakët u trajtuan çështjet aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut  të tilla si: Terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.

Të pranishëm ishin të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor, si dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështesin policitë evropiane si Europol, Interpol, SELEC, por edhe nga Bashkimi Evropian.