Vlorë, shoferi braktis makinën me 215 kg drogë, e sekuestron policia

489
Sigal

Plot 215 kg lëndë narkotike u sekuestruan nga policia e Vlorës.

Droga e stivuar në 53 pako me thasë sintetikë u gjet në një makinë e cila mbrëmjen e 6 dhjetorit 2016 po lëvizte në aksin rrugor të lagjes “24 Maji”.

Drejtuesi i mjetit nuk i’u është bindur urdhërit të tyre për të ndaluar.

Gjatë ndjekies së mjetit, përballë shkollës “Jani Minga” drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes “24 Maji”.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Furgon-Fiat” (i bardhë), ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit të saj ka rezultuar me peshë prej 215 kg (kilogram).

Po punohet për dokumentimin e ngjarjes, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimatri kriminale.