Arrestohen dy të rinj, mbillnin drogë në Shëngjergj të Tiranës

706
Sigal

Nga Policia e Tiranës janë arrestuar dy persona pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë narkotike.

Nga Policia janë arrestuar L. A., 37 vjeç dhe L. A., 24 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”.

Në pranga dy shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vjeshta”, ndaluan shtetasit:

– L. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë;

– L. A., 24 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. M., (të ndaluar më parë nga Policia), në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera, në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduarale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”.